Vitet e fundit qeveria Australiane ka qene shum e rrepte persa i perket emigracionit!
Dhe me ne fund disa lajme te mira per emigrantet. Ne se zbatohet nje propozim i opozites, qeveria ne te ardhmen mund te jape viza tre vjecare per prinderit. Partia Laburiste kesaj jave deklaroi se ne se vjen ne pushtet, prinderit mund te kene te drejte te marrin viza me afat te gjate. Sipas sistemit te tanishem, prinderit kane te drejte qe te vizitojne Australine si turiste per vetem nje vit. Per ata qe duan te sponsorizojne prinderit pergjithmone, mundesite jane te pakta. Nje emigrant duhet te paguaje gati 50 mije dollare per prind ne shkembim te nje vize te perhershme ose te prese me shume se 30 vjet ne listen e pritjes per vize te ‘lire’. Dhe keto viza jepen vetem ne ato raste kur gjysma e femijeve te prindit jetojne ne Australi. Kjo sipas specialisteve sociale dhe anetareve te grupeve te ndryshme te komunitetit do te thote se per shume familje emigrantesh, jeta me gjysherit, mesimet nga pervoja e tyre dhe trashegimi i tradites dhe kultures tek brezi i ri eshte gati i pamundur. per ne qe jetojm kaq larg do te ishte nje lehtesi shum e madhe qe prinderit tane te kishin te pakten nje vize tre vjecare.