Isha ne shtepi duke ndjekur lojrat olimpike qe po u zhvilloshin ne Sydney, Australi..
po i ndjeksha nga televizori lura bardhe e zi, prinderit e mi kishin hikur diku,dy vellezerit mi me te vegjel se un po loznin poshte pallatit isha i perqendruar 100% ne televizor skishte asgje te ma heqte vemendjen per rreth 2 ore! po shikoja kete vend kaq te larget por hyri ne zemren time menjeher kur u kthyen prinderit edhe me pyten cfer bere gjate kohes kur ne nuk ndodheshim ketu? po shikoja lojrat olimpike u pergjigja! A te pelqejn lojrat olimpike me pyeten perseri? jo ju pergjigja! po pse i shikon ateher pse nuk shkon me bere ndonje pune me thone, un dua te shkoj ne Australi nje dite ju thashe. filluan e qeshen esht e pamundur ja kthene ato. ne rregull thashe por un nje dite do shkoj ne ate vend kaq te cuditshem. isha vetem 15 vjec edhe nuk kisha diturin se si te veproja per me emigruar ne Australi por ngeli ne nje kend te trurit tim per disa vite, nuk u fshi kurre nga mendja ime. edhe un emigrova drejt greqise si pothuajse shumica e shqiptareve. punoja ne larisa per dy vite me rradhe me mundime edhe vuajtje si te gjith shqiptaret asaj kohe. nje shoku im i punes me thote ne qofte se duam te krijojm dicka duhet te kalojm detin Itali, Gjermania, Anglija ishin te preferuara ne ate kohe. Ne 2002 kthejme ne shqiperi edhe edhe vendosem te hikim menjeher drejt italise me gomone! pastaj nga italija drejt gjermanise. me trena taxi edhe Autobus. por mendja ime rrinte gjithmone ne Australi me ishte bere si nje osesjon skishte asgje qe te ma fshinte nga mendja. edhe doja ta realizoja endrren time me cdo kusht edhe menjeher, isha shum i nevrikosur sepse nuk mudesha te hiksha menjeher ne Australi, flisja me shoket e mi por prgjigja ishte puno ktu ku je se je mire. Ku e dinin Ato qe un isha mire? un nuk u ndjesha aspak mire! NJe dite po pija nje birre me nje gjerman edhe i shpreh endrren time Degjo thote ne qofte se don me realizuar dicka gjeja e kryesore esht te marresh vendimin, te informohesh se si ta realizojsh me njerezit e duhur, te rrish larg nga personat negativ edhe synimi jot te jete vetem objektivi qe i ke vendos vetes. Filloj menjeher te informohem rreth Australise me Ane te librave shoket e mi rrishin edhe u talleshin me mua po cte duhen more ato libra po hajde te pime ndonje birre edhe te rrime te qete! Por un nuk isha i qete edhe se dilnim sebashku nuk kishin vision vetem te punojm gjate javes edhe te dalim ne fundjave per disko apo lokale. nje dite prej ditesh largohem nga ai qyteti edhe shkoj ne nje qytet tjeter, vendosem aty pa shoqeri edhe influence ndaj meje. filloj edhe lexoj disa libra per Australine, akoma interneti ishte nje lux keshty qe u informosha me ane te televizorit edhe shum me ane te librave! nje dite shkoj te nje agjenci rrugtimesh edhe pyes per bileta per Australi, desha vetem me marre ndonje informacion jo bileta. po flasim per Australine edhe me orjenton te nje agjenci tjeter ku bashkepunonin me universitete Australiane per studente gjermane qe deshironin te studjonin ne Australi. Te nesermen nisem drejt Agjencise qe me sygjeruan hyje brenda edhe perballe meje shikoj nje harte te madhe e vendosur ne mure edhe ku Australia binte ne sy menjeher! deshironi zoteri? me pyet nje vajze qe ishte ulur mbrapa nje tavoline zyrash? I thashe menjeher deshiroj te shkoj ne ate vend i drejtoj gishtin drejt hartes aty ka rreth 200 vende zoteri! i shpjegoj qe deshira ime esht Australia. Ne rregull thote ulu te flasim edhe fillojn bisedimet menjeher, me jep nje liste opsionesh se si mund te shkoja drejt ati vendi, edhe pas pak minutash me ben nje pytje cfar nenshtetesije keni ju zoteri? Rri edhe mendohem per pak sekonda, nuk e kuptoj akoma pse kemi ate cast mendimi kur dikush na pyet nga jeni! Shqiptare i them, ne rregull me pergjigjet ne kete rast duhet te me japesh disa dite per tu informuar cfar dokumentash duhen per nje nenshtetas shqiptare. ne rregull i them i jap numrin e telefonit edhe largohem. jeta e perditeshme vazhdonte si gjithmone, kur pas dy ditesh bie zilja e telefonit, ishte agjencia qe kisha folur para dy ditesh, heh sa korrekt kto gjermanet! edhe me shpjegon qe ka listen gati per mua e falenderoj edhe pas pune shkoj menjeher te zyra, me shfaq menjeher listen se cfar duhet per te emigruar ne Australi ishte e gjate si gjithmone per ne shqiptaret ska asgje te lehte! e marr te shpia edhe i hodha nje sy lista e gjate edhe shume kerkesa per vize turistike apo studenti dy opsionet me te lehta per mua u demoralizova per castin edhe i futa ne nje syrtare te gjitha dokumentat edhe fillova jeten e perditshme pune ne nje fabrik alumini edhe shpi. asgje tjeter per muaj te tere! kur nje ditenje burr i moshuar ishte bashke me nje shokun tim qe dilnim cdo fundjave sebashku prezantona po flisnim per gjerat personale kur thote qe ne Sydney tani esht mesi i dimrit por nuk ben shum ftohte i dija kto gjera sepse i kisha lexuar por ndryshova ne cere mu duk sikur po flisja me nje person qe e njihja tan jete edhe jo vetem 10 minuta! i kerkova cfar duhet te bej qe per mua te jete e lehte Australia me tha kerko pune ne zanatin tan mos u humb ne drjtim te paduhur se koha esht e shtrejte. Fillova ti bej pytje nga me te ndryshmet edhe mu pergjigjte me nje buzeqeshje me thoshte qe edhe ai para se te emigronte ne Australi bente pytje nga me te cuditcme njeher kishte bere nje pytje se sa njerezvdesin nga kafshet e egra ne Australi! isha shum i perqendruar cfar tregonte edhe ai e shikonte ne syt e mi. Metha po pate more vendimin gjysa e rruges esht krye, I thashe qe vendimin e kam marre qe kur isha 15 vjec. Kur kthehem te shpia hap menjeher zyrtarin ku ishte gjith dokumentacioni cfar me duhej te per nje vize Australiane. edhe vendos per nje student visa kushtonte shum por ishte rruga me e pershtateshme per mua per me qendruar ne Australi deri ne nje vit, shkoj perseri te agjencia edhe i them qe kam vendosur te aplikoj per student visa. Kisha vure menjeane disa lek ne gjermani keshtu qe shpenzimet i mbuloja pa problem. Agjencia ben gjith punen burokratike edhe bej Aplikimin te ambasada gjermane ne Berlin ne ate koh duhet te aplikoshe fisikisht edhe jo online sic behet tani! bej aplikimin edhe jam ne pritje te nje pergjigje kalojn dy muaj kur nje dite shum e vecante per mua me vjen nje leter te shtepia qe e kishte derguar Ambasada Australiane qe duhet te shkoj edhe te terheq nje dokument te rendesishem prane Ambasades gjermane ne berlin! Emocione, gezim, frike nje mix i pa pershkrueshem ne ate moment rashe menjeher ne mendime mu dukej vetja si i humbur! Thashe me veten time po tani si tja bejme pas dy ditesh duhet tu paraqitesha per ta terhequr, cfar do qe te ishte pergjigja pozitive apo negative lojera kishte perfunduar. Prezantohem ne zyren e duhur dorezoj letren qe me kushin derguar edhe pas dy minutash me japin nje zarf me letra edhe me pershendesin, isha ne ankth edhe mezor po pritesha te dilja nga ajo ndertese per ta hapur zarfin sa dale nga godina filloj edhe hap zarfin edhe po filloj e lexoj ne nje moment me shperthyen disa pika loti u ula ne nje stol qe ishte aty afer nje grua me afrohet edhe me pyet je mire? ke nevoje per dicka? e shikoj ne sy edhe i them jam shum mire jane lote gezimi edhe hidherimi ne te njejten koh! Nganjeher jeta esht plot surpriza me thote por ne shumicen e rasteve ajo varet nga ne. filloj brenda meje dijenija e te ciles tani enderra po realizohej, esht ndryshe kur gjerat vijne pa dijeni nga ato qe ti e ke pasur enderr fillova e flisja me veten time a esht per mua Australia ai vend kaq i large i vetmuar pa shoqeri pa familje pa askend njeri te njohur vetem un edhe un. E shkunda veten mir e mir per pak sekonda edhe i thashe po ti je qe e ke kerkuar kete gje ti je ai qe vendose per gjithcka tani don me u terhequr mbrapa jo jo kjo ska kuptim esht kundershtim vetevetes cfar sensi ka kjo qe tu plotesua deshira edhe ti se pranon jo. esht ajo qe deshe tani merre. esht nje thenie angleze kujdes cfa deshiron sepse realizohet! jetoj ne Melbourne qe pese vitesh kam shum mallengjim per vendin familjaret etj etj por ne ket bote nuk kishte jete pa vuajtje. lehtesimi me i madh per mua ka qene kur vendosa per dicka. kurr merrshe nje vendim gjysma e punes ishte kryer. Plotesoni enderrat qe keni ndjehuni krenar me veten tuaj mos leni njeri tjua hedhi poshte ate qe deshironi.